Ukraina
Stoltenberg: Të jemi të përgatitur përballë Rusisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi të mërkurën nga Brukseli se lufta në Ukrainë ka gjasa të zgjasë, pasi presidenti rus, Putin, nuk i ka ndryshuar planet e tij.
“Nuk kemi të dhëna që të sugjerojnë se presidenti Putin ka ndërruar ambicien për të kontrolluar tërë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin botëror. Ndaj duhet të përgatitemi për një konflikt të gjatë. Na duhet të mbështesim Ukrainën, të forcojmë sanksionet dhe mbrojtjen tonë, sepse kjo luftë mund të zgjasë dhe duhet të jemi të përgatitur”.
Duke komentuar masakrat në qytetin e Buçës, numri një i Aleancës theksoi se ato tregojnë natyrën e vërtetë të luftës së presidentit Putin.
Ai nënvizoi se çdo sulm dhe vrasje e civilëve përbën krim lufte, ndaj dhe NATO po mbështet përpjekjet e ndërkombëtarëve për mbledhjen e fakteve, për të hetuar dhe për t’u siguruar që përgjegjësit të ndëshkohen.
Më herët gjatë së mërkurës, rreth 20 qytetarë ukrainas u mblodhën përpara selisë së Këshillit Evropian për të bërë homazhe në nder të viktimave të Buçës dhe për të kërkuar një përgjigje nga BE-ja.
Që kur trupat ruse u tërhoqën nga rrethinat e Kievit, forcat ukrainase u kanë treguar gazetarëve trupat e civilëve të vrarë nga njësitë ruse. Për Perëndimin, vdekjet e civilëve përbëjnë krime lufte.
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes Orna Carmel: Violonçelistja nga Nju Jorku që ka magjepsur Seviljen për mbi tri dekada... -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












