Lajme
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Kosova për ne është e shenjtë
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se prioritet mbetet kauza e shqiptarëve në rajon, të drejtat e shqiptarëve në rajon, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Preshevë.
Xhaçka potencoi se Kosova është duke u izoluar padrejtësisht, duke iu mohuar liberalizimi i vizave.
Këtë çështje ajo tha se e kanë në prioritet gjatë punës së tyre në Këshillin e Sigurimit.
“Është një çështje që e ngremë në çdo takim bilateral, duke lobuar për njohje e për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Është një çështje që e ngremë me forcë e pa u lodhur me BE-në dhe vendet anëtare, duke denoncuar me forcë padrejtësinë që i bëhet Kosovës duke e izoluar në mes të Europës pa mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave. Është një çështje që e kemi prioritet të punës tonë në Këshillin e Sigurimit, ku po punojmë pa u lodhur jo vetëm për sa i përket pakësimit të raportimeve të UNMIK në Këshill, por edhe për të zgjeruar marrëdhëniet me ato vende, si për shembull, në Afrikë, ku procesi i njohjeve nuk ka ecur mbarë, e ku ende duhet shumë punë”, tha ajo gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste.
Xhaçka shtoi se “puna që po bën Shqipëria në rajon në funksion të rritjes së bashkëpunimit rajonal, e posaçërisht puna për nismën Ballkani i Hapur, ka shkaktuar shqetësim te një pjesë të forcave politike e të shoqërisë shqiptare në rajon, të cilat e kanë kuptuar këtë nismë si një zbehje të mbështetjes së Shqipërisë për Kosovën”.
“E vërteta pa dyshim s’është kjo, sepse Kosova për ne është e shenjtë, ashtu siç është e shenjtë kauza e shqiptarëve në rajon. E vërteta është shumë më e thjeshtë dhe ka dy pjesë. Në njërën anë, kjo nismë është një mekanizëm që zbaton e përshpejton proceset e parashikuara në Procesin e Berlinit. Përshpejtim, i cili sjell përfitime konkrete për të gjithë rajonin, përfshirë shqiptarët”, shtoi Xhaçka. /atsh
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












