Lajme
Ky shtet evropian sanksionon dy politikanë serbë
Bëhet e ditur se Britania e Madhe ka sanksionuar politikanët serbë të Bosnjës, Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq, për shkak të përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin e Bosnjë e Hercegovinës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se sanksionet, të cilat përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalesë në udhëtim, janë të parat kundër zyrtarëve në Bosnjë, që bëhen të ditura nga Mbretëria e Bashkuar.
Dodik është anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës.
Cvijanoviq është presidente e entitetit Republika Sërpska.
“Të inkurajuar nga sistemi i Rusisë për minim të rregullave ndërkombëtare, të dy individët kanë përdorur pozitat e tyre të autoritetit për të çuar përpara shkëputjen de facto të Republikës Sërpska – një prej dy entiteteve të Bosnjë e Hercegovinës – në kundërshtim të plotë me kushtetutën e shtetit”, kanë bërë të ditur autoritetet britanike më 11 prill, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Më 5 janar të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit ka vënë po ashtu sanksione ndaj Dodikut.
Departamenti amerikan i Thesarit pati thënë atëbotë se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes”.
Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnjë e Hercegovinën.
Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnjë, në vitet 1990.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA Dy kompanitë zvicerane riafirmuan qëllimet e tyre të mëparshme për të bërë investime shumëmiliardëshe në SHBA... -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim












