Lajme
Rusia paralajmëron Suedinë dhe Finlandën kundër anëtarësimit në NATO
Rusia ka paralajmëruar Finlandën dhe Suedinë kundër anëtarësimit në NATO, duke thënë se ky hap nuk do të sjellë stabilitet në Evropë.Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve më 11 prill se “aleanca mbetet mjet i orientuar drejt konfrontimit”.Kjo deklaratë vjen pasi zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes kanë thënë se pushtimi rus i Ukrainës ka qenë “gabim i madh strategjik”, i cili pritet të ndikojë në zgjerim të NATO-s.
Zyrtarët amerikanë presin që fqinjët nordikë të kërkojnë anëtarësim në aleancë, potencialisht deri në muajin qershor të këtij viti.
Uashingtoni besohet se mbështet këtë hap, çka do të ndikonte që aleanca e Perëndimit të rritej në 32 vende anëtare.
Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit kanë thënë javën e kaluar se ka diskutime mes liderëve të NATO-s dhe ministrave të Jashtëm nga Helsinki dhe Stokholmi.
Para nisjes së pushtimit të Ukrainës, Rusia ka kërkuar që NATO-ja të mos zgjerohet më, mirëpo lufta ka bërë që më shumë trupa të aleancës të angazhohen në krahun lindor.
Ndërkohë është rritur mbështetja publike për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në këtë institucion.
Finlanda ndan një kufi 1,340 kilometra të gjatë me Rusinë.
Peskov ka thënë se NATO-ja “nuk është ai lloj i aleancës që siguron paqe dhe stabilitet, dhe zgjerimi i saj i mëtejmë nuk do të sjellë siguri shtesë në kuantitetin evropian”.
Ai ka thënë javën e kaluar se Rusia duhet të “ribalancojë situatën” përmes masave të saj, nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s.
Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar atë që e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














