Kosova
Kosovë: Rritet paga minimale, një orë punë bëhet në vlerë 1.5 euro
Qeveria ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerën prej 250 eurosh neto apo 264 euro bruto
Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që paga minimale tani e tutje të jetë 250 euro neto.
Me këtë vendim, ora e punës do të bëhet në vlerë 1.5 euro.
“Nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë”, tha kryrministri Albin Kurti, transmeton Albinfo.ch.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se me miratimin e këtij projektligji, paga minimale do të shërbejë vetëm për të rritur pagën e punëtorëve me pagë të ulët.
“Miratimi i këtij projektligji në Qeveri dhe në Kuvend i hap rrugë sjelljes në Qeveri të vendimit për rritje të pagës minimale prej 264 eurosh bruto ose përkthyer në orë, 1.5 euro ora”.
Paga minimale në Kosovë ishte 170 euro për moshën mbi 35 vjeç e 130 euro nën 35 vjeç dhe nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













