Lajme
Abazoviç, afër krijimit të qeverisë së re malazeze
Merr mbështetje nga partia e presidentit Gjukanoviç
Partia Demokratike e Socialistëve malazezë e presidentit Milo Gjukanoviç ka pranuar që të mbështesë qeverinë e re që po krijohet nga Dritan Abazoviç.
Sipas Gjukanoviç, partia e tij nuk është marrë me çështje të pjesëmarrjes në qeveri, por me politika prioritare në fushën e sigurisë, ekonomisë, integrimeve europiane dhe shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, 46 deputetë përbëjnë shumicën e re qeveritare, ndaj javën e ardhshme do të ketë një seancë plenare të Parlamentit malazez për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit dhe qeverinë e 43-të malazeze.
Ndërkaq partitë që mbështesin kryeministrin në largim, Kripokaviç, u shprehën se formimi i një qeverie me mbështetjen e Milo Gjukanoviç po bëhet për ta shpëtuar atë nga ndjekja penale. Kryeministri i emëruar, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se reformat në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe përgatitjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2023 do të jenë prioritete për qeverinë e re në Mal të Zi. Abazoviç tha se qeveria e tij do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 20 ministra. Ai pretendon të ketë mbështetje nga 46 deputetë në Parlamentin 81-vendësh në Podgoricë.
Qeveria e re synon nënshkrimin e marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe, regjistrimin e popullsisë si dhe përfshirjen në nismën ekonomike ndërkufitare “Ballkani i Hapur”, ku aktualisht bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit Statistika: Çmimet e karburanteve në Zvicër rriten ndjeshëm, deri në 25%... -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Shqipëria drejt forcimit të rezistencës klimatike me mbështetjen e Zvicrës -
Në Zvicër riciklimi i qelqit ka orar të caktuar: ja rregullat që duhet të respektohen









