Kosova
Kosova, ndër shtetet me borxhin publik më të ulët në rajon
Shqipëria u rendit e njëmbëdhjeta në Evropë në vitin 2021 për nivelin e lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë.
Sipas Ministrisë së Financave, borxhi publik në vitin 2021 ishte 78.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Të dhënat e tjera të Eurostat e rendisin Shqipërinë pas Greqisë, Italisë, Portugalisë, Spanjës, Francës, Belgjikës, Qipros, Malit të Zi, Austrisë dhe Kroacisë. Ndërsa në rajon, Shqipëria është e dyta, pas Malit të Zi.
Vendet e tjera të rajonit kanë nivele më të ulëta të borxhit, Serbia dhe Maqedonia e Veriut me nga 58 për qind të PBB-së, Bosnjë e Hercegovina në 36 për qind dhe Kosova ka ndër borxhet më të ulëta të Evropës, me 22 për qind.
Të gjitha vendet e rritën me shpejtësi borxhin në vitin 2020, me synim për të gjallëruar ekonominë pas pasojave të pandemisë. Në Shqipëri borxhi u rrit me gati 10 pikë përqindje dhe ai vijoi të mbetej i lartë dhe më 2021. Ndonëse borxhi u rrit me ndër ritmet më të larta në Evropë, mbështetja e ekonomisë për pandeminë ishte më e ulët në Evropë, me më pak se 1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Aftësia e një vendi për të paguar borxhin është e varur nga konkurrueshmëria e tij. Sa më e ulët të jetë ajo, aq më e ulët është aftësia paguese. Shqipëria renditet nga Forumi Ekonomik Global si vendi me konkurrueshmërinë më të ulët në Evropë.
Si Banka Botërore, ashtu dhe FMN-ja e kanë këshilluar shpesh qeverinë shqiptare që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet dhe konsolidimin fiskal. Banka Botërore, në raportin e fundit për Evropën Qendrore dhe Azinë “Lufta në rajon”, është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhit të Shqipërisë dhe ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet të reduktojë shpenzimet e saj kapitale.
“Në skenarin bazë, borxhi publik pritet të bjerë lehtësisht në 78.1 për qind të PBB-së në vitin 2022 dhe në mënyrë më të konsiderueshme në periudhën afatmesme. Megjithatë, bilanci fiskal mund të përkeqësohet më tej, nëse mjedisi ndërkombëtar do të jetë i pafavorshëm, duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së”, paralajmëron banka.
Borxhi në Evropë
Sipas Eurostatit, në fund të tremujorit të katërt të vitit 2021, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në eurozonë ishte 95.6 për qind krahasuar me 97.5 për qind në fund të tremujorit të tretë 2021. Në BE, raporti gjithashtu u ul nga 89.9 për qind në 88.1 për qind.
Për Eurozonën, ulja e raportit të borxhit të qeverisë ndaj PBB-së vjen si pasojë e rritjes së PBB-së dhe një rënie të lehtë të borxhit nominal në terma absolutë, ndërsa për BE-në borxhi nominal vazhdoi të rritet lehtë, por u tejkalua nga rritja në PBB.
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së ra si në Eurozonë, nga 97.2 për qind në 95.6 për qind dhe në BE, nga 90 për qind në 88.1 për qind. Ulja erdhi për shkak të rritjes së PBB-së që tejkalon rritjen e borxhit të qeverisë. /Monitor
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













