Lajme
Jogurti, ilaç për shtypjen e lartë të gjakut
Femrat të cilat hanë pesë ose më shumë porcione të jogurtit në javë kanë gjasa më të vogla të sëmuren nga shtypja e lartë e gjakut, tregon studimi më i ri.
Jogurti është përplot me kalcium dhe me baktere të mira, të cilat baraspeshojnë ushqimin e përditshëm, forcojnë eshtrat, por edhe eliminojnë stresin dhe depresionin. Përveç kësaj, ky produkt i qumështit, i cili duhet të jetë pjesë e përditshme e ushqimit tuaj, ndikon edhe në forcimin e imunitetit, në shëndetin e zemrës dhe të dhëmbëve.
Studimi në të cilin janë përfshirë mijëra persona ka zbuluar se rreziku nga shtypja e lartë e gjakut te personat e anketuar, të cilët rregullisht kanë konsumuar jogurt, është ulur për 20 për qind në krahasim me ata që e kanë konsumuar vetëm një herë në muaj.
Efekti pozitiv i jogurtit është më i theksuar te femrat, sepse meshkujt e konsumojnë më pak.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër














