Ukraina
Britania e Madhe i vendos sanksione të reja ekonomike Rusisë dhe Bjellorusisë
Britania e Madhe ka njoftuar për vendosjen e një pakoje të re të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në përgjigje ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë.
Departamenti për Tregtinë Ndërkombëtare tha se tarifat e reja të importit do të zbatohen për mallrat, duke përfshirë platinin dhe paladiumin, që përdoren për të bërë pjesë për telefona dhe kompjuterë.
Ndalimet e eksportit kanë për qëllim ndalimin e kimikateve, plastikës, gomës dhe makinerive. Duke e rritur vlerën e produkteve që u nënshtrohen sanksioneve në më shumë se 4 miliardë paund.
Tarifat e reja të importit do të mbulojnë 1.4 miliardë paund mallra, ndërsa ndalimet e planifikuara të eksportit synojnë të ndikojnë në produkte me vlerë më shumë se 250 milionë funte në sektorët e ekonomisë ruse që varen më shumë nga mallrat britanike.
Njoftimi erdhi pasi udhëheqësit e G7-së mbajtën një video-telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe SHBA-ja e Kanadaja vendosën gjithashtu sanksione të reja.
Ky raund i tretë i sanksioneve tregtare të shpallura nga Qeveria britanike – duke përjashtuar arin dhe energjinë – do të shohë më shumë se 96 për qind të importeve të mallrave nga Rusia të goditura nga kufizime dhe më shumë se 60 për qind të eksporteve të mallrave në Rusi nën kufizime të plota ose të pjesshme.
Deri më tani më shumë se 1,000 kompani ndërkombëtare ose kanë pezulluar tregtinë në Rusi, ose janë tërhequr krejtësisht nga tregu.
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












