Lajme
Një stuhi e fortë përfshiu mbrëmë Zvicrën
MeteoSwiss ka raportuar sot se në shtetin e Zvicrës, veçmas në pjesën veriore, ka pasur një stuhi të fortë, njofton albinfo.ch.
Shiu dhe breshëri ka goditur mbrëmë Zvicrën nisur nga Bernese Oberland, fronti u zhvendos më pas në Zvicrën qendrore dhe lindore.
Raportohet se moti i keq shkaktoi ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Lenk dhe Zweisimmen (BE).
Referuar statistikave nga MeteoSwiss, thuhet se mbi 12,000 vetëtima shpërthyen qiellin dhe në disa zona ranë breshër me diametër disa centimetra. Erërat e stuhishme, me maksimum 95 kilometra në orë, u regjistruan në Visp (VS) dhe në Pilatus, midis kantoneve Lucerne, Nidwalden dhe Obwalden. Reshjet më të larta u regjistruan në Interlaken (BE).
Sot, hekurudhat Federale të Zvicrës (SBB) informuan Keystone-ATS se linja midis Lenk dhe Zweisimmen në Simmental është bllokuar për shkak të motit të keq. Një shërbim autobusi zëvendësues funksionon në linjë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














