Kosova
Një kontingjent i FSK-së niset për në Gjermani
Bëhet e ditur se kontingjent i FSK-së është nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në bazën e Ushtrisë Amerikane Hohenfels.
Ushtrimi “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit, ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane. Ushtrimi është i dizajnuar të simulojë skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara, ashtu edhe asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit etj.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se ky ushtrim zhvillohet për të ushtruar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere dhe të zhvillojë aftësi kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne.
“Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatëve të tjerë drejt sukseseve të reja”, tha ai.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit Të dhënat e reja tregojnë rritje të ndjeshme të të ardhurave krahasuar me vitin 2024... -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit -
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz











