Kosova
Më 27 dhe 28 maj në Prishtinë mbahet Forumi i Bizneseve të Diasporës
Një ngjarje dy-ditore do të mbledhë qindra biznese të Diasporës, të huaj dhe të Kosovës në Prishtinë, ku do të marrin pjesë në takimet biznesore B2B.
Të premten dhe të shtunën, më 27 dhe 28 maj, në Prishtinë do të mbahet Forumi i Bizneseve të Diasporës.
Në këtë ngjarje dyditore do të marrin pjesë ndërmarrje të shumta nga diaspora dhe Kosova për qëllim të rrjetëzimit dhe krijimi të partneriteteve mes bizneseve dhe marrëveshjeve për eksport.
Ky event organizohet çdo vit me përkushtim nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, i cili hap tregun evropian për prodhuesit kosovarë dhe shton mundësitë investuese të bizneseve të Diasporës në Kosovë, raporton albinfo.at.
Të pranishëm në ditën e parë të forumit do të jenë përfaqësues institucionalë dhe pjesëtarë të bizneseve vendore, të diasporës dhe të huaja.
Në këtë forum parashihen gjithashtu takime mes bizneseve (B2B), panel diskutimi, prezantime të ndryshme në tema të eksportit dhe investimeve.
Kurse në ditën e dytë të forumit parashihet të bëhen vizita të bizneseve nga diaspora te biznese të suksesshme në Kosovë.
Forumi organizohet nga GERMIN, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës – Degët në Evropë dhe USAID Kosovo #CompeteActivity.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?











