Lajme
Zvicra do të ketë motin më të nxehtë këtë vit
Metorologët thënë se vera e këtij viti do të jetë me thatësirë
Nga ndryshimet klimatike, thatësirat pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta në të ardhmen, veçanërisht në Rrafshnaltën Qendrore të Zvicrës. Për t’u marrë me këtë fenomen, Këshilli Federal synon të prezantojë një sistem zbulimi dhe paralajmërimi të hershëm, shkruan albinfo.ch.
Lidhur me këtë temë, qeveria zvicerane subvencionoi tre zyra federale kompetente, Zyrën Federale për Mjedisin (FOEN), Zyrën e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë (MeteoSwiss) dhe Zyrën e Topografisë (Swisstopo), mandatin për të përgatitur një organizatë me qëllim që të tregojë afrimi i një situate kritike disa javë përpara.
Kjo sepse, ky vit po parashikohet të jetë me thatësira, temperatura të larta, që nuk është e zakonshme në Zvicër, ku moti gjithmonë ka qenë më i freskët.
Kategoritë e prekura, si fermerët apo furnizuesit e ujit të pijshëm, do të jenë në gjendje të marrin masat e duhura dhe të parandalojnë dëmet.
Moti i nxehtë mund të sjellë Zvicrën në krizë për shkak të ujit, ku shumë kultura bujqësore ujiten përmes puseve, që këtë vitë mund të mos jenë edhe të sigurta për shkak të motit të nxehtë.
“Uji është thelbësor për shumë sektorë dhe nëse është i pakët, ka konkurrencë për ta marrë. nënvizon Saskia Willemese, drejtuese e sistemeve të paralajmërimit MeteoSwiss. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












