Ukraina
Zelenski: 20% e territorit të Ukrainës është nën kontrollin e forcave ruse
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, deklaroi se një e pesta e territorit të Ukrainës (20%) është nën kontrollin e forcave ruse.
Deklaratën Zelenski e dha këtë të enjte gjatë një fjalimi drejtuar ligjvënësve të Luksemburgut.
“Nga sot, rreth 20% e territorit tonë është nën kontrollin e pushtuesve, gati 125 mijë kilometra katrorë. Kjo është shumë më e madhe se sipërfaqja e të gjitha vendeve të Beneluksit së bashku”, tha Zelenski.
Sipas tij, luftimet vazhdojnë përgjatë vijës së frontit që shtrihet në më shumë se një mijë kilometra, përgjatë territoreve të rajonit të Kharkiv deri në Mykolaiv në jug të vendit.
Zelenski shtoi se rajoni i Donbasit është tërësisht i shkatërruar./CNN
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














