Lajme
Çaj kamomili, për mendje të qetë dhe zemër të shëndetshme
Për shëndet më të mirë kardiovaskular rekomandohet që të pini një deri në dy gota çaj në ditë.
Çaji i kamomilës zakonisht përdoret në çrregullimet e tretjes, irritimin e syve, ose me qëllim që të relaksohemi kur jemi të stresuar. Megjithatë, këto nuk janë efektet e vetme pozitive të kësaj bime shëruese. Kamomili përmban antioksidantë që e forcojnë imunitetin dhe i lehtësojnë proceset inflamatore dhe dhimbjet në organizëm. Gjithashtu, çaji i kamomilit jo vetëm që na qetëson dhe na ndihmon me pagjumësinë, por edhe vetë aroma e vajit esencial nga kjo bimë ndihmon gjatë ankthi dhe e përmirëson gjendjen shpirtërore.
Falë flavonoideve që përmban, kamomil vepron si kardioprotektiv – për shëndet kardiovaskular më të mirë rekomandohet që të pini një deri në dy gota çaj në ditë.
Kamomili i qetëson dhimbjet dhe ngërçet në zorrë dhe i relakson muskujt në bark, kështu që ndihmon edhe gjatë tretjes së dobët, të përzierave dhe vjelljes. Me konsumimin e çajit të kamomilit, qetësohet edhe mishi i inflamuar i dhëmbëve, ndërsa është i shkëlqyer edhe për shërimin e afteve.
Një gotë çaj kamomili në ditë, mundësisht para se te fleni gjumë, është parandalim i thjeshtë kundër shumë sëmundjeve, por është edhe zgjidhje për formë dhe humor të mirë.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












