Lajme
Brnabiq: Në Kosovë nuk është kryer gjenocid
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid gjatë luftës në vitin 1999.
Në Forumin e Prespës për Dialog, e pyetur për viktimat e luftës në Kosovë, Brnabiq është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse, sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.
“Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pasluftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse të gjithë serbët, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Brnabiq për Euronews Albania.
Pak javë më parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, bëri betimin për mandatin e tij të dytë presidencial, ku theksoi se do ta mbronte Kosovën.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës Viti i ri sjell një mori ndryshimesh në Zvicër, duke përfshirë prime më të larta të... -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore











