Lajme
71 dele bien nga shkëmbi, ngordhin 40 prej tyre: Ishte ujku shkaktar?
Në një vend kullose delesh në rajonin e Surselvës, 71 dele kanë rënë në një faqe shkëmbi, më shumë se 40 prej tyre janë mbytur. Ishte ujku?
Imazhe tronditëse në fillimin e sezonit alpin: në mes të livadheve të gjelbëruara në Val Cristallina në Surselva, dhjetëra dele të ngordhura dhe të plagosura shihen të shtrira në rrëzë të një faqeje shkëmbi, transmeton albinfo.ch. Çfarë ka ndodhur këtu? Autoritetet e Kantonit Graubünden janë gjithashtu në mëdyshje për këtë.
Një gjë është e qartë: të shtunën e kaluar, një pjesë e një tufe delesh, prej gjithsej 71 kafshësh, kanë rënë në humnerë në Bündner Oberland. 43 nga këto dele kanë ngordhur ose duhej të liroheshin nga vuajtjet (të vriteshin) pas rënies, 28 të tjera janë nën vëzhgim për lëndime, sthotë Arno Puorger nga Zyra e Gjuetisë dhe Peshkimit në Graubünden.
Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, por supozimi më i dukshëm është ujku, thotë Puorger: “Një dele ka një lëndim në zonën e qafës që i ngjan kafshimit tipik të ujkut, shkruan srf.ch. Në natën nga e shtuna në të dielë në zonën e prekur janë vërejtur edhe disa ujqër. Pra, ka indikacione të ndryshme që tregojnë për ujkun”.
Dihet gjithashtu se tufa Stagias, një nga gjashtë tufat e ujqërve në Graubünden, jeton rreth Qafës Lukmanier.
Në Zvicër, ndodh jo rrallë që një numër delesh të bien nga shkëmbi, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, Puorger thekson se është e pazakontë që kjo të ndodhë me 71 përnjëherë dhe se fajin mund ta ketë ujku.
“Nuk do të ishte për t’u habitur që një tufë të bjerë gjatë një sulmi ujku në zonën alpine. Por nëse rënia e deleve lidhet efektivisht me ujkun, ky është një rast i jashtëzakonshëm për madhësinë e tij”.
(Foto: Screenshot SRF.ch)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave Sipas të dhënave, në Zvicër vidhen rreth 50 mijë biçikleta çdo vit, ndërsa problemi është bërë... -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s














