Lajme
Kosovari bëhet pronar i kafenesë legjendare “Brandl” në Gmunden të Austrisë
Lulzim Fejzullahi nga Ebensee ditë më parë u bë pronar i ri i kësaj kafeneje. “ Cafe Brandl” është një nga kafenetë më të vjetra në qytetin e vjetër të Gmunden.
Kafeneja “Brandl” ekziston që nga viti 1880. Ajo gjendet në katin e parë të ndërtesës së Bashkisë së qytezës Gmunden. “ Cafe Brandl” është një nga kafenetë më të vjetra në qytetin e vjetër të Gmunden. Për shkak të historikut të saj të çmueshëm, ajo quhet edhe si “kafeneja legjendare”, shkruan albinfo.at.
Tridhet vjet më parë, këtë restorant e mori përsipër Erich Wimmer dhe e ktheu atë në një kafene, ku njerëzit mund të kalojnë çaste të këndshme dhe më atmosferë të mirë, ndërkohë në mbrëmje, veçanërisht gjatë fundjavës, kafeneja shndërrohet në një përzierje të suksesshme bari, klubi dhe disko. Pas 30 vjetëve në menaxhim, Wimmer po kërkonte një pasardhës për ta marrë përsipër këtë lokacion tradicional. Dhe, atë e gjeti. Ishte kosovari Lulzim Fejzullahi nga Ebensee që ditë më parë u bë pronar i ri i kësaj kafeneje.
Biografia e veçantë e Lulzim Fejzullahut
Lulëzimi është një djalë 37-vjeçar me një biografi të veçantë.
I lindur në Kosovë ai e përjetoi luftën në vendlindje dhe emigroi në Austri në moshën 18-vjeçare. Fillimisht e nisi si pjatalarës në hotelin Altmünster Alpenhotel, pastaj filloi një praktikë për gastronomi dhe arriti të bëhet menaxher i restorantit të punëdhënësit të tij,
Në të njëjtën kohë, Fejzullahi u fut edhe në biznesin e patundshmërive.
Në vitin 2013 ai themeloi restorantin “Wein und Fein” në qytetin ku banon, Ebensee. Në vitin 2014 ai mori përsipër barin e plazhit tek liqeni në Gmunden “Treffpunkt am See”. Në vitin 2016 bëhët pronar i Ebenseer Boutique – Hotel “Schlafmeile Traunsee” dhe në vitin 2019 poashtu merr përsipër në Ebensee barin “Tiki Taki”. Kurse së fundmi ai është bërë pronar edhe i kafenesë së njohur në qendër të Gmunden “Cafe Brandl”, shkruan nachrichten.at, transmeton albinfo.at.
“Kur isha i ri, nuk më lejonin të hyja në këtë lokal sepse isha i huaj”, thotë ai si në buzëqeshje dhe pastaj shton. “Tani lejimin e hyrjes po e marr në një formë tjetër”.
Ngritja meteorike e 37-vjeçarit jo vetëm që i solli atij admirim tek Ebensee, por edhe zili dhe mosbesim. Ai nuk e fsheh recetën e tij për sukses: “30 për qind është guxim, 30 për qind zell, 30 për qind vizion dhe dhjetë për qind fat”, thotë ai.
“Nëse mungon vetëm një nga këta elementë, as të tjerët nuk kanë dobi”, shprehet në fund Luli, djaloshi me prejardhje nga Klina.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











