Koronavirusi: çast pas çasti
Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19, këto janë 10 komunat me numrin më të lartë
Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 10,410. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 2,059 raste aktive, e pasuar nga Peja me 798 raste.
Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 695 të tilla, ndërsa Mitrovica radhitet e katërta me 612. Pasojnë, Ferizaj 589, Prizreni, 570, Fushë Kosova 491, Lipjani 469, Gjakova 425 e Podujeva 399, si dhjetë komunat me më shumti raste aktive.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.241 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.184 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 104.603 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,352 persona. Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.332 raste të reja dhe një person ka humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të testohen nëse kanë simptoma, të flasin me mjekun për trajtimin sapo të rezultojnë pozitiv si dhe të bartin maskën mbrojtëse në mjedise publike të mbyllura, ku ka shumë njerëz.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh Nga viti 2027, përfitimet përtej limitit ditor nuk do të rimbursohen - Mbi 30,000 nënshkrime u... -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike












