Kosova
KFOR-i amerikan vendoset në Jarinje
Një ditë para takimit në Bruksel të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, forcat ushtarake të KFOR-it amerikan janë vendosur në Jarinje, afër pikës kufitare me Serbinë, raporton teve1.info
Në fotografitë e realizuara të mërkurën në mesditë nga Tëvë1 nuk vërehet qarkullim i shtuar i qytetarëve ose veturave.
Mirëpo një ditë më parë KFOR-i ka njoftuar se ka rritur prezencën në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak si dhe ka shtuar aktivitetet patrulluese në veri të vendit.
Këto masa sipas trupave paqeruajtëse të KFOR-it janë marrë për të mundësuar që të reagojë shpejt ndaj të gjitha sfidave të sigurisë.
“Ne duam të sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse është nevoja”, është thënë nga Zyra për Media e KFOR-it.
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla” -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër mbi 300 mijë të moshuar përballen me dhunë Sipas ekspertëve, një në gjashtë persona mbi 60 vjeç përjeton dhunë ose keqtrajtim... -
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve -
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër?











