Muzikë
„HAJDE“ – nje ftesë në botën e Chip Deva
Doli në treg albumi më i ri muzikor i këngëtarës Chip Deva
„Hajde“ është titulli i albumit të shkurtër (EP) i këngëtarës Chip Deva në të cilin shkrihen zhanre të ndryshme muzikore si Pop, R&B dhe Hip-Hop me elemente të muzikës shqiptare.
Pesë këngë rrefejnë tregime të ndryshme. Në këtë projekt, Chip Deva ka lëshuar zonën komode, është ballafaquar publikisht me identitetin e saj multikulturor dhe ka nxjerr jashtë gjithë mllefin me këngë si „AUTSCH“ e cila shpalos diskriminimin, „PRISHTINË“ që tregon për kthimin në një vend të sigurt ose „CAKE“ ku të qenurit grua celebrohet me krenari.
Kënga kyçe e albumit, „Hajde“ fillon menjëherë me elemente të Shqipërisë së jugut, luajtur nga violinisti kosovar, Dalvin Mamusha.
Befas fillon teksti në gjuhë gjermane por me vija melodike që tingëllojnë shqip dhe papritmas një kërcim delikat në gjuhën shqipe gjatë strofës së dytë.
I përfshirë në produksionin e këngës ishte edhe muzicienti dhe DJ nga Zürichu, Simon Sez.
Sipas Chip Deva, ky bashkëpunim e bën projektin edhe më të veçantë, duke bashkuar disa kultura të ndryshme artistike.
„Hajde“ nuk është vetëm një ftesë për ta shoqëruar Chip Devan në një botë të njohur ose edhe të re muzikore për audiencën, por gjithashtu një thirrjë për të hyrë në mendimet dhe ndjenjat më intime të këngëtarës.
Chip Deva është kantautore nga Zürichu me prejardhje shqiptare e cila është rritur në Gjermani. Prapavia e saj multikulturore dhe multilinguale manifestohet në tekstet dhe muzikën e saj.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Gusht 2022
- Ora11:00
- Data e përfundimit20 Gusht 2022 - 11:00
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














