Lajme
Vjenë: Shqiptari, bashkë me dy persona të tjerë, shesin miell në vend të drogës
Të pandehurit janë gjykuar jo vetëm për lëndë narkotike, por edhe për mashtrim
Tre persona, një shqiptar, një polak dhe një rumun, dolën të martën para një gjyqi rajonal të Vjenës për çështje penale.
Të tre këta persona nuk dëshironin të fitonin para nga droga, por nga mielli i ushqimit, të cilët kishin provuar ta shisnin si drogë. Shtetasi shqiptar dhe polaku, në Austri kishin kushte të vështira jetese. Të dy ishin të papunë, asnjëri nuk kishte banesë. Për të rregulluar sadopak vështirësitë e tyre financiare, ata kishin planifikuar një plan të pazakontë. Sipas kallëzimit penal, mësohet se ata kanë vendosur të bëjnë para me miell duke e shitur si drogë. Duke u marrë me këtë “biznes”, ata hasën në një polic hetues të fshehtë, raporton albinfo.at.
Sipas mediave austriake, personat në fjalë më 10 gusht i kanë ofruar një policit hetues një kilogram “kokainë” për një çmim prej 38 mijë eurosh. Por, policit në vend që t’i dorëzohet “malli” i porositur, atij iu dha miell. Por, jo vetëm kaq. Në vend që t’i jepet një kilogram, atij iu është dhënë vetëm 600 gramë.
Dy personat akuzohen për mashtrim të rëndë në tentativë. Aktualisht ata janë në paraburgim.
Njëri nga ta, polaku, sipas kallëzimit penal, ka pasur lëndë narkotike të vërtetë, por vetëm 1.3 gram, prandaj akuzohet edhe për veprën e përdorimit të paligjshëm të lëndëve narkotike. Tjetri në grup, rumuni, thuhet se i ka dhënë një hetuesi të policisë 1 gram kokainë. Edhe ai akuzohet. Të akuzuarit kanë thënë se me këtë veprim ata kanë dashur të mbledhin para për të blerë një “Kebap Stand”, i cili ishte në shitje.
Në anën tjetër, avokati i tyre mbrojtës, shqiptari Mirsad Musliu, ka kërkuar nga gjykata që të lehtësojë masën e sigurisë, megjithatë gjykata vendosi t’i dënojë me kusht prej 9 deri 11 muaj.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













