Kosova
Modelet që po propozohen për marrëveshjen Kosovë Serbi
Në media po qarkullon një dokument me elemente të mundshme të marrëveshjes Kosovë -Serbi
Ndërkohë që Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të arritur në pikën finale, njohjen e ndërsjellë, pak është thënë në publik se për çfarë është diskutuar dhe po diskutohet konkretisht. Herë pas here është folur për çështje të shkëputura, por deri më tani, publiku nuk ka parë një kornizë të negociatave.
Abcnews.al sjell për herë të parë një dokument kornizë të këtyre negociatave i cili përmban elementet e “kornizës së përgjithshme të marrëveshjes juridikisht të detyrueshme ndërkombëtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”
Në dokument flitet për parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe bazuar në njohjen e ndërsjellë (normalizimin) dhe kontekstin ndërkombëtar. Flitet gjithashtu për “angazhime specifike dhe garanci të ndërsjella shtesë për shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë”, zbatimin e plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe Dispozitat përfundimtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, veçanërisht pas vizitës së të dërguarve francezë dhe gjermanë, është diskutuar edhe në takimin e paparashikuar dhe “urgjent” të kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë.
Burime të Abcnews.al thonë se dokumenti i fundit që iu është dhënë politikanëve kryesorë në Kosovë dhe Serbi, përmban të paktën dy pika të ndjeshme, për të cilat duket e vështire të ketë marrëveshje. Bëhet fjalë për kufijtë dhe mënyrën sesi do t’iu referohet atyre në dokument.
Është folur për formate të ndryshme të dokumentit përfundimtar të marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe sesi do të trajtohej kjo çështje, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për propozimet e bëra. Një nga modelet e diskutueshme që ka të bëjë me kufijtë dhe pasojat që ka mungesa e demarkimit të qartë dhe përfundimtar të tyre, është ai i Izraelit.
Shteti i Izraelit u pranua në Kombet e Bashkuara (OKB) si anëtari i tij i 59-të më 11 maj 1949, por më shumë se 70 vjet pasi shpalli shtetësinë, kufijtë e tij ende nuk janë zgjidhur plotësisht. Udhëheqja hebraike në Palestinë shpalli krijimin e Shtetit të Izraelit më 14 maj 1948, në momentin kur mandati britanik përfundoi, por pa shpallur kufijtë e tij.
Të nesërmen Izraeli u pushtua nga pesë ushtri arabe, duke shënuar fillimin e Luftës së Pavarësisë së Izraelit. Luftimet përfunduan në vitin 1949 me një sërë armëpushimesh, duke prodhuar linja armëpushimi përgjatë kufijve të Izraelit me shtetet fqinje dhe duke krijuar kufijtë e asaj që u bë e njohur si Rripi i Gazës, Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor. Shtetet arabe përreth refuzuan të njohin Izraelin, që do të thotë se kufijtë e tij mbetën të pacaktuar.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit











