Kosova
Edhe Franca përmend heqjen e vizave për Kosovën
Gjermania e Franca në një deklaratë të përbashkët, përmendin heqjen e vizave për Kosovën
I ashtuquajturi “Trekëndësh i Weimarit”, i cili përfshin një format të tri shteteve: Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, kanë lëshuar të premten një deklaratë të përbashkët rreth zhvillime të fundit gjeopolitike, përfshirë edhe ngjarjet në Ballkan, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë të përbashkët të ministrive të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, thuhet se tri shtetet bëjnë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Trekëndëshi i Weimarit” thotë se e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson “nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian”.
“Ne mbështesim plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.
“Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën”, vijon komunikata.
Po ashtu, në komunikatë thuhet se vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit.
“Ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të vendimit historik nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal”, thuhet në komunikatën e përbashkët të ministrive të jashtme gjermane, franceze dhe polake.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












