Kosova
Sa janë të sigurta ndërtimet në Prishtinë?
Për ndërtim të banesave në Prishtinë, shpeshherë tejkalohen rregullat teknike.
Kështu vlerëson arkitekti Valdet Osmani, përderisa nga Shoqata e Ndërtuesve thonë se nuk marrin garanci për secilin ndërtim, por sipas tyre, në ndërtimet e larta, ndërtuesit kanë qenë të kujdesshëm. E qytetarët nuk u besojnë fort ndërtimeve të reja, për sa i përket qëndrueshmërisë.
Ndërtimet e banesave në Prishtinë nuk kanë ndonjë studim të qëndrueshmërisë dhe sigurisë. Kështu thotë për Radio Kosovën arkitekti Valdet Osmani, sipas të cilit, gjatë ndërtimeve, shpesh herë ka anashkalim të lejeve të ndërtimit. Osmani thotë se kjo edhe ka shkaktuar ngufatje të mbindërtimeve në kryeqytet.
“Në Kosovë, në përgjithësi, nuk respektohen rregullat teknike të ndërtimit edhe nevojat e qytetarëve dhe kemi mbingarkese. Për këtë kemi një ngufatje të jetës së qytetarit, dhe nuk merren parasysh as rregullat teknike, as format e ndriçimit, as era, as komunikacioni, ngarkesa, sipërfaqja përcjellëse që duhet të jetë për qytetarë. Pra, të gjitha këto kanë qenë të parapara edhe me ligj e edhe me rregulla teknike, por janë shkelur, dhe në mungesë të prokurorisë e cila duhet t’i hetojë këto raste drastike, që kanë ndikuar në dëmtim të pronës dhe jetës së qytetarëve, është kriminalizuar edhe më shumë kjo metodë e projektimit dhe ndërtimit në Prishtinë”, ka theksuar Osmani.
Por, kryetari i Shoqatës së Ndërtueseve, Faton Hoxha, thotë për Radio Kosovën se gjatë ndërtimit të banesave, ndërtuesit kanë qenë të kujdesshëm, ndërsa sipas tij, komuna kryen në mënyrë të rregullt procedurat e saj.
“Prapëseprapë, pavarësisht se ka shumë thashetheme, nuk mundemi me marrë garanci për secilin objekt, por objektet e larta banesore, ndërtuesit kanë qenë të kujdesshëm, edhe komunat kanë kryer procedurat e tyre, ku edhe parashihet revidimi i projekteve, ka një kontroll edhe me aq sa shihet me sy, duhet të jenë të qëndrueshme”, ka thënë Hoxha.
Adelina, është një qytetare që bashkë me bashkëshortin e saj, pasi kanë blerë banesë, e kanë shitur atë, për siç thonë ata, arsye se nuk ndihen të sigurt në ndërtimin e saj.
“Kam blerë banesë në Fushë-Kosovë. Çmimi ka qenë shumë i lartë, por e kam shitur se kam menduar që nuk është fort e sigurt. Tash e kam ndërtuar shtëpinë, sepse e di se çka është investuar në të dhe mendoj se është më e sigurt sesa banesa”, ka theksuar ajo.
Nëse një tërmet ndodh në Prishtinë, të gjithë do të mbesin jashtë, thotë një qytetare tjetër.
“Besimi për material se çka kanë vendosur për ndërtimet e reja nuk është i sigurt, këto lëkundjet që kanë qenë, edhe neve me na prekë, ne do të mbesim krejt jashtë, në qiell të hapur”, ka thënë qytetarja tjetër.
Sidoqoftë, që nga paslufta, Prishtina është mbingarkuar me ndërtime. Arkitekti Osmani vlerëson se siguria e banesave duhet të analizohet në bazë të testimeve të ndryshme, laborantëve dhe ekspertëve të fushës përkatëse.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












