Lajme
Rriten eksportet e Zvicrës gjatë gushtit, arrijnë në 22 miliardë franga
Rritja është 1.4 për qind krahasuar me korrikun, kur eksportet ishin ende në rënie. Importi është rritur për 1.5%
Eksportet nga industria zvicerane kanë arritur në kuotën prej pothuajse 22 miliardë frangash në gushtin e vitit 2022, raportohet nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare, transmeton albinfo.ch.
Rritja është 1.4 për qind krahasuar me korrikun, kur eksportet ishin ende në rënie, si vazhdimësi e pasojave të masave kundër pandemisë.
Gjërat kanë shkuar veçanërisht mirë në industrinë kimike dhe atë farmaceutike, si dhe në industrinë e inxhinierisë mekanike dhe elektrike, shkruan srf.ch.
Gjatë gushtit po ashtu janë importuar më shumë mallra sesa në muajin pararendës.
Importet janë rritur në gusht me 1.5 për qind, duke arritur në 19.5 miliardë CHF krahasuar me korrikun. Më së shumti janë importuar automjetet, makineritë dhe pajisjet elektronike.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













