Kosova
A rrezikon Kosova që shumë shpejt të mbetet pa fuqi punëtore?
“Karta e shanseve” në Gjermani mund të josh shumë profesionistë të lëshojnë vendin
Ministri gjerman i Punës, Herbertus Heil, ka paralajmëruar së fundi për “një ligj modern imigrimi”, që ka për synim tërheqjen e fuqisë punëtore në Gjermani.
Ky ligj ofron një Green Card apo ndryshe njihet si “Karta e shanseve”, që synon tërheqjen e punëtorëve në Gjermani, ndërsa pritet të mundësohet në vjeshtën e këtij viti, por ende nuk ka një datë të saktë.
“Ne do të krijojmë një kartë të shanseve, me qëllim që njerëzit që vendi ynë ka nevojë, të mund të vijnë më lehtë”, është shprehur Heil.
Bazuar në ligjin gjerman, për të fituar këtë kartë të shanseve duhet të plotësohen këto kritere: posedimi i diplomës, njohuri të gjuhës gjermane, tre vjet eksperiencë pune dhe të jesh më i ri se 35 vjeç.
Por, a rrezikon kjo mundësi që Kosova të ngelë pa punëtorë?
Lidhur me këtë çështje, studiuesi i emigrimit, Kapllan Halimi, thotë se karta e shanseve do të prekë më së shumti mjekët, infermierët dhe inxhinierët, të cilët janë edhe më të interesuarit për t’u larguar.
“‘Karta e shanseve’ e dëmton perspektivën e Kosovës, pasi jemi vend i vogël me pak njerëz të kualifikuar mirë, dhe rreziku që këta njerëz të largohen do të jetë më i lartë”, u shpreh ai për tv Dukagjini.
Ndërsa sociologu Genc Xërxa, vlerëson se ka ikje të trurit të Kosovës, gjë që, sipas tij, më vonë do të shkaktojë mungesë të punëtorëve që i nevojiten Kosovës.
“‘Karta e shanseve’ do të shënojë rënie të papunësisë në përqindje, pasi po na ikën truri nga Kosova, sepse nëse punësohen vetëm punëtorët e krahut, atëherë kjo do të rregullonte tregun e punës për punëtorët e kualifikuar”, u shpreh Xërxa.
Ai beson se “karta e mundësisë” ka edhe anën e mirë të saj, e cila sipas tij, do të krijojë perspektiva të reja dhe të mira për punëtorët që ngelin në vend.
“Do të ngritet kërkesa për punësim, do të hapet përspektiva këtu, do të gjejnë të gjithë punë dhe ndoshta edhe do të zbutet shkalla e papunësisë në Kosovë”, ka përfunduar sociologu Xërxa.
Se klasa e kualifikuar do të largohen, tregon edhe fakti se Gjermania që nga korriku i vitit 2021 deri në korrik 2022, kishte mungesë prej më shumë se gjysmë milioni punëtorësh të kualifikuar në të gjitha profesionet.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit













