Kosova
FSK nënshkruan marrëveshje me Ushtrinë britanike
Për të zbarkuar bashkë në misione ushtarake
Sot është nënshkruar deklarata e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar për bashkëzbarkime të forcave të dy vendeve në misione ushtarake, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar u prit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore nga ministri i Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.
Ky takim, përveç konfirmimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar në synimet e Kosovës për integrim në NATO, i paraprinë edhe planit të Kosovës të bashkëpunimit për vitet në vijim.“Në kuadër të këtij bashkëpunimi është nënshkruar deklaratë e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkëzbarkimin e FSK-së me Ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjithashtu, gjatë takimit, ministri Mehaj ofroi mbështetje me të gjitha kapacitetet në kuadër të përpjekjes për të ndihmuar Qeverinë dhe popullin e Ukrainës si dhe ritheksoi qëndrimet tona kundër agresionit rus në Ukrainë.
Deklarata e përbashkët për bashkëzbarkim është e arritur shumë e madhe e Republikës së Kosovës, e cila rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona”.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













