Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Austri: Van der Bellen, favorit për të fituar edhe një mandat
Shtatë kandidatë garojnë më 9 tetor për t’u zgjedhur president i Austrisë. Sipas sondazheve të fundit në Austri, presidenti aktual, Alexander Van der Bellen, mund të fitojë që në raundin e parë.
Të dielën, më shumë se 6 milionë austriakë do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për presidentin e ri federal të Austrisë.
Pavarësisht numrit rekord prej shtatë kandidatësh, gjasat janë shumë të mëdha që presidenti i ri të vendoset që në raundin e parë. E për t’u zgjidhur president me raundin e parë, kandidati duhet t’i fitojë më shumë se 50 për qind të votave.
Sondazhet tregojnë se presidenti aktual, Alexander Va nder Bellen, edhe pse është 78-vjeçar, mund ta fitojë këtë garë që në raundin e parë, pa pasur nevojë të shkojë në balotazh. Në sondazhet e fundit kanë parashikuar një rezultat mes 51 dhe 59 për qind për Van der Bellen, shkruan der Standard, përcjell albinfo.at.
Mandati i Presidentit Federal është gjashtë vjet.
Përveç favoritit kryesor për presindet, Van der Bellen, në garë janë edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët do të “luftojnë” deri në ditën e fundit për postin më të lartë të shtetit austriak: Michael Brunner (MFG), Gerald Grosz (I pavarur), Walter Rosenkranz (FPÖ), Heinrich Staudinger (I pavarur), Tassilo Wallentin (I pavarur) dhe Dominik Wlazny (Partia e birrës).
Të drejtë vote do të kanë të gjithë ata që kanë mbi 16 vjeçe dhe që posedojnë nënshtetësi austriake.
Ndryshe, në gjithë Austrinë, rreth 18 për qind (apo rreth 1.4 milionë) e popullsisë rezidente mbi moshën 16 vjeçe nuk kanë nënshtetësi austriake, pra një në gjashtë persona të moshës së lejuar për të votuar, njofton albinfo.at.
Shifrat e publikuara nga „Statistik Austria“ muaj me parë patën ngjallur debat pro dhe kundër reformës për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë austriake. Në maj të këtij viti presidenti aktual, Alexander Van der Bellen, pati propozuar që të këtë lehtësime të marrjes së nënshtetësisë. Por ky propozim u kundërshtua nga partia kryesore qeveritare ÖVP dhe partia e ekstremit të djathtë, FPÖ. Disa politikanë dhe analistë këtë iniciativë të presidentit e patën quajtur një ide për fushatë elektorale.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











