Kosova
Kosovë: Anesteziologët e pensionuar mund t’i rikthehen punës
Mungesa e anesteziologëve në Kosovë
Anesteziologët e QKUK-së po vazhdojnë të largohen jashtë vendit dhe në institucionet private, ata që u pensionuan, po e shqyrtojnë ofertën e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, për bashkëpunim në mungesë të këtij kuadri, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht janë 47 profesionistë të anesteziologjisë të angazhuar në 40 njësi brenda QKUK-së. Kjo situatë ka krijuar lista të gjata të pritjes dhe prioritet mbeten vetëm rastet urgjente.
Specialisti Hysen Hyseni është një nga anesteziologët që është pensionuar në QKUK tash e dy vjet, por angazhimin profesional e vazhdon në institucione të tjera private.
Hyseni bashkë me 7 anesteziologë të tjerë pensionistë mund të rikthehen në klinikat ku punuan, pasi ministri i Shëndetësisë po i sheh si potencial që mund të bëjnë zgjidhje në kohën kur klinika e mjekimit intenziv po përballet me mungesë të tyre.
Ata janë të gatshëm të ndihmojnë, por i kanë disa kushte.
“Ne do ta shqyrtojmë ofertën e ministrit, por ne kërkojmë që të kemi edhe kompensim financiar edhe pozicionim”, tha Hyseni.
Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahiu, thotë se këta profesionistë janë të mirëpritur për t’u angazhuar.
“Janë të mirëpritur të vijnë të na ndihmojnë me qëllim të kryerjes së rasteve që janë në listë të pritjes. Ata kanë përvojë të gjatë dhe mund të kontribuojnë”, tha Spahiu.
Por, këtë zgjidhje nuk e konsideron si më të mirën, kryetarja e Komisionit parlamentar për shëndetësi, Fatmire Kollçaku.
“E para duhet me i motivuar mjekët që i kemi aty, zgjidhjet tjera janë afatshkurtër”, ka thënë Kollçaku.
Ndërkaq, nga QKUK-ja pritet të largohen edhe disa anesteziologë, që ende nuk e kanë bërë kërkesën zyrtarisht.
“Jozyrtarisht janë edhe 3 apo 4 kolegë që janë të interesuar që të largohen”, shtoi Spahiu.
Edhe mjekët nga mërgata, të cilëve u janë lehtësuar procedurat për t’u kthyer me punë në Kosovë, kanë disa kushte, ndërsa më të gatshëm janë ata që kanë kaluar të 50-tat.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër Karburanti është bërë përsëri pak më i lirë në Zvicër, sipas shifrave nga Touring Club Switzerland... -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve














