Kosova
Ulja e TVSH-së në 8%, ndihmesë e madhe për gastronomët e Kosovës
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) të martën ka mbajtur galambrëmje me anëtarët e saj, ku ka marrë pjesë edhe Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) të martën ka mbajtur galambrëmje me anëtarët e saj nga shtatë rajonet e vendit.
Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, në një fjalim të mbajtur ka thënë se ulja e TVSh-së në 8% do të ishte ndihmesë e madhe për të gjithë gastronomët e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Ai ka kërkuar nga kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva, që të jetë zëri i gastronomëve dhe kërkesat e tyre të realizohen.
Nga ana tjetër, Hysen Sogojeva i falënderoi të pranishmit për kontributin në ekonominë vendëse, duke përmendur vendet e rajonit që kanë përqindje të vogël të TVSh-së. Sogojeva premtoi se do të bëjnë çmos që kjo të ulet në 8 për qind, nga 18 për qind sa është aktualisht.
Madje ai bëri thirrje që të hiqet edhe akciza për derivatet e naftës.
“Ndihem i privilegjuar që jam në mesin tuaj dhe që mbroj interesat e tua, do të bëjmë maksimumin që interesat e tuaja t’i mbrojmë me çdo kusht”.
“Ne do të luftojmë së bashku me ju, por ju premtoj që së bashku me juve do të punojmë për uljen e TVSh-së prej 18 për qind në 8%. Krejt rajonet e kanë 6 ose 8 për qind, vetëm ne e kemi 18 për qind. Të gjitha trajnimet që lidhen me standardet ndërkombëtare për hotelieri, ne do t’i avancojmë”, u shpreh Sogojeva.
“Mos me pas qenë Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, po ju garantojmë se 40% të punëve që i keni bërë gjatë pandemisë, e kishit pas punën më keq”.
“Ne do të luftojmë që Qeveria e Kosovës ta heqë akcizën për naftë, së paku të kemi ulje”, u shpreh tutje Sogojeva.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











