Kosova
Lajçaku në Kosovë, takohet me Kurtin
Kryeministri Albin Kurti do të takohet të enjten me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
Nuk është bërë e ditur nëse Kurti e Lajçaku do të mbajnë konferencë për media pas takimit.
Lajçaku herën e fundit në Kosovë ka qenë më 15 shtator.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar për një takim të mundshëm në tetor mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, derisa nuk ka dhënë datë se kur do të ndodhë.
Dy ditë më parë Kurti ka biseduar për dialogun edhe me Sekretarin amerikan, Antony Blinken.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian














