Kosova
Më 9 dhe 10 nëntor mblidhet sërish grupi punues për vizat e Kosovës
Raportohet se Grupi Punues për vizat i Këshillit Evropian do të mblidhet sërish më 9 dhe 10 nëntor të këtij viti për të diskutuar lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Bislimi ka thënë se Kosova është udhëzuar që të përdorë kanalet e veta bilaterale për të diskutuar kërkesat e reja, ashtu që të arrihet konsensus për të shtyrë përpara procesin në mbledhjen e ardhshëm të Grupit Punues për viza, që mbahet më 9-10 nëntor të këtij viti.
Ai i ka konsideruar si kushte të reja, idetë që janë diskutuar më 13 tetor në grupin punues për vizat në Këshillin Evropian, lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Numri dy i qeverisë ka thënë se ndonëse asnjë shtet nuk ka pasur hezitime për liberalizimin e vizave, shtetet anëtare kanë pasur tri lloje të qëndrimeve.
“Kemi vende të cilat pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, kemi ato shtete, të cilat për arsye të dinamikave politike nuk kanë mundur të japin qëndrimin zyrtar, për shkak se disa sosh janë në mandat teknik të qeverive të tyre, është Italia dhe Suedia, si dhe Danimarka që sapo ka paralajmëruar zgjedhjet e reja. Janë edhe vendet pakicë, të cilat nuk e kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, por dëshirojnë që këtë ta lidhin me disa elemente të tjera, të cilat për neve janë kushte të reja, apo kritere të reja. Edhe pse ata pretendojnë se janë vetëm teknikalitete, për ne janë kushte të reja”.
Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë përmes një postimi në Facebook se të enjten në Bruksel “procesi i liberalizimit të vizave shënoi një hap shumë të rëndësishëm përpara”.
“Grupi për Viza mirëpriti përditësimin nga Komisioni dhe përgjithësisht përkrahu vazhdimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nuk pati kundërshtime dhe kontestime. Janë ngritur çështje teknike, të cilat do të adresohen në diskutimet e mëtutjeshme brenda Grupit për Viza, prej ku procesi do të vazhdojë tutje drejt përmbylljes në afatin e rregullt”, ka thënë mes tjerash ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian












