Lajme
Gjithçka gati: Sot mbahet Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri
Hapja zyrtare e panairit do të bëhet në orën 10:00, në Arena 21, MQ, Museumsplatz1, Wien.
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është një event i rrallë, ku bizneset shqiptare prezantohen së bashku para publikut në kryeqytetin austriak.
Punën e tyre do ta prezantojnë një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare që veprojnë në Austri, duke filluar nga gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria, mediat, it- design, imobile, estetikë.
Si pjesë e panairit do të jetë edhe libri / katalogu, ku do të prezantohen firmat pjesëmarrëse të panairit, i cili do t’u shpërndahet vizitorëve.
Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj, ka thënë se kjo është një mundësi e mirë që bizneset të cilat janë pjesë e këtij rrjeti të prezantojnë punët dhe aktivitetet e tyre.
“Kjo është një mundësi e mirë që bizneset që janë pjesë e rrjetit të prezantojnë punët dhe aktivitetet e tyre. Gjithashtu është mundësi e mirë për komunitetin tonë në diasporë që t’i vizitojnë firmat shqiptare dhe të njihen me veprimtarinë e tyre. Presim që këto takime të sjellin rezultate dhe nga panairi të krijohen bashkëpunime të reja mes bizneseve, gjithashtu mes bizneseve dhe qytetarëve tanë në diasporë”, ka thënë Blakaj.
Ai i ka ftuar të gjithë ata që kanë dëshirë të vizitojnë panairin dhe të njihen me punën dhe veprimtarinë e kompanive shqiptare në Austri dhe jo vetëm. Hyrja është falas.
“Ftojmë qytetarët shqiptarë dhe bizneset, edhe nëse nuk janë pjesëmarrëse në panair, të na vizitojnë dhe të shfrytëzojnë këtë organizim të mirë”.
Pjesë e panairit do të jetë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Në panair pritet të marrin pjesë edhe 15 kompani nga Kosova.
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri organizohet nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, ndërkohë këtë vit pjesë e panairit është edhe platforma mediale shqiptare në Austri, albinfo.at.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta










