Portrete të firmave
Si po ndryshojnë çmimet e patundshmërive në Kosovë?
Krenar Batusha: “Investimi më i mirë apo ruajtja më e sigurt e pasurisë është investimi në patundshmëri, si aseti më i rrallë dhe më i kërkuar në botë”

Blerja e banesave kohëve të fundit në Kosovë ka qenë temë mjaft e nxehtë. E përfolur si nga njerëzit që duan të investojnë në patundshmëri, ashtu dhe nga ndërtuesit e shitësit e tyre, ato që u diskutuan më së shumti duket të jenë çmimet, që po ashtu janë “flakë”.
Kryeqyteti, Prishtina, prin me çmimet e larta, dhe pas saj vijnë qytetet si Prizreni, Peja, e Ferizaj. Lidhur me çmimet për m2 në këto qytete por jo vetëm, kërkesat për blerje nga diaspora, rënien apo rritjen e kërkesave për blerje të banesave në përgjithësi, në një intervistë për Albinfo.ch ka informuar Krenar Batusha, drejtor ekzekutiv i kompanisë së patundshmërive Pro Real Estate.

Albinfo.ch: Duke parë situatën aktuale me ngritjen e çmimeve, sa po paguhet metri katror i patundshmërive në Prishtinë? Sa është dallimi në metër katror nga viti i kaluar dhe a pritet të rritet edhe më tej apo të zbresë?
Krenar Batusha: Metri katror i pronave të paluajtshme në Prishtinë ndryshon nga disa faktorë të ndryshëm si: lokacioni, dokumentacioni, ndërtimi apo renovimi. Për shembull, në lagjet afër qendrës së Prishtinës në vitin 2020, çmimet kanë qenë nga 1000€ për m2 deri në 1100€ për m2. Ndërsa sot në këto lagje çmimet variojnë nga 1400€ për m2 deri në 1600€ për m2. Në lagjet periferike të Prishtinës, në vitin 2020 çmimet kanë qenë nga 700€ për m2 deri në 800€ për m2. Tani çmimet në këto lagje variojnë rreth 950€ për m2 deri në 1050€ për m2. Kjo do të thotë se në dy vitet e fundit çmimet janë rritur mesatarisht për 14.8%. Për shkak të fazës ekonomike në të cilën ndodhemi, ekziston mundësia që në afat të shkurtër të ketë ulje të çmimeve. Por, deri në vitin 2025 mund të ketë rritje të çmimeve deri për rreth 40%.
Albinfo.ch: Sa janë çmimet për metër katror të banesave në qytetet e tjera të Kosovës?
Krenar Batusha: Edhe në këtë rast, çmimet ndryshojnë në varësi të qytetit, lokacionit dhe kërkesës. Në qytete si Ferizaj, Lipjani apo Fushë Kosova, çmimet janë më të ulëta. Ndërsa në qytetet e tjera, si Prizreni apo Peja, çmimet janë më larta dhe mund të jenë rreth 400€ për m2 deri në 950€ për m2.
Albinfo.ch: Çka po ndikon në ngritjen e çmimeve të patundshmërive?
Krenar Batusha: Në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndikojnë disa faktorë. Ekonomia globale – inflacioni është një nga faktorët kyç në rritjen e çmimeve, i cili ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të parasë. Një faktor tjetër është rritja e popullsisë, e cila e mban kërkesën më të lartë se ofertën.
Albinfo.ch: A është e vërtetë se ka rënë kërkesa për blerje të banesave në Kosovë?
Krenar Batusha: Rënia e kërkesave vërehet vetëm tek pronat rezidenciale, të cilat janë në ndërtim e sipër. Kjo për arsye se klientët po kërkojnë të blejnë prona, të cilat tashmë janë të gatshme për banim. Nga ana tjetër, numri i kërkesave në përgjithësi nuk ka rënë, përkundrazi është dyfishuar nga viti i kaluar.
Albinfo.ch: Sa keni pasur kërkesë nga diaspora për blerje të banesave këtë vit? A është rritur kërkesa nga viti i kaluar apo ka rënë?
Krenar Batusha: Numri i kërkesave nga diaspora për blerje të pronave në vendlindje është i njëjtë me vitin e kaluar.
Albinfo.ch: A është koha e duhur për të investuar në patundshmëri?
Krenar Batusha: Ne vlerësojmë se jo vetëm tani, por në përgjithësi, investimi më i mirë apo ruajtja më e sigurt e pasurisë është investimi në patundshmëri, si një nga sektorët më të rëndësishëm në treg dhe si aseti më i rrallë dhe më i kërkuar në botë.
Autore: Agnesa Qorri
Lexoni po ashtu:
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e makinave në një dasmë në Kosovë Gazeta zvicerane Blick ka raportuar për një ngjarje të pazakontë dhe spektakolare që ka ndodhur në...
-
Sulm me armë në Nju-Jork: Pesë të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki
-
Në kryeqytetin e Kosovës jehoi zëri i dy operistëve shqiptarë me famë botërore
-
Rritet puna në bizneset kosovare falë diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet magnet për blerësit e produkteve luksoze Sipas një analize të publikuar sot nga firma konsulente EY, tregu i luksit në Zvicër u...
-
Përmbytje në Sachseln, niveli i ujit në Liqenin Sarnen rritet me mbi një metër
-
Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e makinave në një dasmë në Kosovë
-
Zvicra feston suksesin e Kampionatit Evropian të Futbollit për Femra
-
Laura Dahlmeier plagoset rëndë gjatë alpinizmit