Lajme
Në këto “Bezirke” jetojnë shumica e migrantëve në Vjenë
Që nga 1 janari 2017, numri i migrantëve është rritur me 11.2 për qind në gjithë Austrinë.
Rreth 39 për qind e të gjithë migrantëve në Austri jetojnë në Vjenë. Kështu raporton Fondi Austriak i Integrimit në një vlerësim të ri me shifrat e Statistikave të Austrisë gjatë këtij viti (që nga 1 janari 2022). Kjo e bën Vjenën kryeqytet multikulturor, njofton albinfo.at. Por, si shpërndahen në gjithë qytetin 725,300 vjenezët e lindur jashtë vendit?
Numri më i lartë i popullsisë së lindur jashtë Vjenës, por që jetojnë në Vjenë, me një popullsi prej 48,2 për qind, gjendet në qarkun “Bezirkun” e 15-të të Vjenës (Rudolsfheim-Fünfhaus), i ndjekur nga qarku i 20-të (Brigittenau) me 46,1%. Përqindjet më të ulëta të njerëzve të lindur jashtë Vjenës banojnë në Liesing (qarku i 23-të) me 27% për qind dhe në Hietzing (qarku i 13-të), me 27.7 për qind.
Sa është numri i personave me prejardhje migrimi që jetojnë në Austri
Aktualisht në Austri jetojnë më shumë se 1.842 milionë persona të lindur jashtë Austrisë. Kjo korrespondon me 20.5 për qind të popullsisë së përgjithshme, shkruan heute.at, përcjell albinfo.at.
Në hulumtimin e realizuar në fillim të këtij viti, grupin më të madh të popullsisë së “huaj” që jetojnë në Austri e përbëjnë, personat e lindur në Gjermani me rreth 251,600 persona, të ndjekur nga personat e lindur në Bosnjë e Hercegovinë (174,300). Të lindurit në Turqi vijnë në vendin e tretë (159,100), të ndjekur nga personat e lindur në vendet e mëposhtme në vendin e katërt deri në të dhjetën: Serbia (143,900), Rumania (138,300), Hungaria (85,300), Polonia (76,500), Siria (63,000), Kroacia. (53.500) dhe Sllovakia (45.800). Kosova nuk gjendet në këtë listë, pasi që nuk bën pjesë në dhjetë shtetet me popullsinë më të madhe të migrimit në Austri.
Në renditjen e shteteve federale, Vjena pasohet nga Austria e Epërme me 13.6 për qind të emigrantëve dhe më pas Austria e Poshtme (12.4 për qind). Pas tyre vijnë Steiermark me 9.5, Tiroli me 8.1, Salzburgu me 6.2, Vorarlberg me 4.8 dhe Kärnten me 4.1 për qind. Grupi më i vogël i njerëzve të lindur në një vend jashtë Austrisë, aktualisht jeton në Burgenland (vetëm dy për qind).
Që nga 1 janari 2017, numri i migrantëve është rritur me 11.2 për qind në të gjithë Austrinë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












