Kosova
Qendra e të moshuarve ku u ushtrua dhunë mbyllet të hënën, pronari paralajmëron padi ndaj institucioneve
Pronari i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, Anton Rasaj ka reaguar pas vendimit të institucioneve të Kosovës për ta mbyllur këtë qendër.
Në një konferencë për media, Rasaj tha se kjo qendër ka qenë subjekt i thirrjeve për linçim, siç u shpreh ai pa asnjë bazë ligjore, transmeton Albinfo.ch.
“Orenda pa asnjë bazë ligjore ka qenë subjekt i thirrjeve për linqim dhe thirrjeve për mbyllje të biznesit, edhe pse ne vepruam shpejtë për veprimet e infermierëve.Duke qenë se ky objekt duhet të mbyllen ditën e hënën, sipas atij vendimi që Ministria e nxori në publik, isha i detyruar që t’i njoftojë familjarët e rezidentëve në këtë qendër, që të vin t’i tërheqin rezidentët nga qendra Orenda në Pejë”, tha ai
Vendimi për mbylljee e qendrës, sipas Rasaj është linçim ndaj biznesit.
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, pos të kthejë shpinën vendlindjes ku solla të gjitha kursimet e mia dhe të familjes sime, duke investuar në këtë qendër, tani e kuptoj më mirë pse Kosova nuk ka ivestime dhe investor të huaj, ose edhe ata që vijnë ikin, sepse këtu pa asnjë vërejtje paraprake të mbyllet biznesi në mënyrë arbitrare. Nuk di që ka ndonjë vend në Evropë që raste si ky nuk ndodhin, fatkeqësisht rasti si ky i joni ndodhi, por palët punojnë bashkë për të përmirësuar çkado që kërkohet. E kuptova këtë javë se në Kosovë ligji dhe praktika, apo thirrjet e dhunshme i paraprijnë drejtësisë, ky është linqim ndaj biznesit tim, thirrjet për të mbyllur biznesin nuk di si t’i quaj ndryshe.E kam thënë dhe e përsëris se sjelljet e infermiereve që tani janë në hetim, nuk paraqesin fytyrën tonë si biznes, paska qenë e kot kërkimfalja ime morale e menjëhershme”, u shpreh tutje ai. Tutje aksionari i kësaj qendre i cili jeton në Zvicër tha se do të padisë instituciinet e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












