Kosova
BE ‘urdhëron’ Kosovën ta themelojë Asociacionin
Duket se Bashkimi Evropian ende po i studion përgjigjet e Prishtinës dhe të Beogradit rreth propozimit franko-gjerman, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, por shtoi se prioriteti aktual është qetësimi i situatës në Kosovë, raportoi N1, përcjell albinfo.ch.
Stano vazhdoi të shtojë se Kosova e ka obligim të qartë të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, teksa shtoi edhe se ngjarjet në Kosovë mund të bartin pasoja edhe për rajonin.
“Është obligim i qartë i Kosovës që menjëherë ta themelojë ose të ndërmarrë hapa për ta themeluar Asociacionin e komunave serbe. Kjo është një marrëveshje e obligueshme ligjore e Kosovës dhe dështimi i vazhdueshëm për ta përmbushur atë minon parimet e sundimit të ligjit, por edhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, ka thënë Peter Stano në konferencë për media.
Zëdhënësi tha se ditët e fundit kemi parë një përshkallëzim shumë të rrezikshëm që rrezikon të dëmtojë atë që është arritur me shumë vjet pune.
Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje evropiane dhe theksoi se tani u takon palëve që të përmbushin obligimet e tyre nga Marrëveshja e Brukselit.
“Kjo ka pasoja për gjithë rajonin. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje evropiane”, tha Stano.
Ajo shtoi se përmbushja e obligimeve dhe kthimi në dialog është rrugëdalje nga situata aktuale dhe rruga që të çon në perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se çfarë nënkuptonte me pasoja për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai shpjegoi se çdo destabilitet lokal përhapet në të gjithë rajonin, duke theksuar shembullin e Ukrainës dhe Rusisë.
“Nëse kemi një pikë tjetër të nxehtë në tokën evropiane, askush nuk mund të parandalojë ndezjen e incidenteve që mund të çojnë në dhunë. Nëse ndodh diçka, pashmangshmërisht do të ketë pasoja për rajonin. Bashkimi Evropian nuk mund ta lejojë këtë, Serbia dhe Kosova nuk mund ta lejojnë këtë, rajoni nuk mund ta lejojë këtë”, theksoi Stano.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”












