Kosova
Vazhdojnë arrestimet në “Call center” në Prishtinë
Shumë gjermanë po mashtrohen me thirrje “Call Center”, arrestohen 14 persona për mashtrime dhe shpëlarje parash
Dje, në një njoftim zyrtar, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se 14 persona janë arrestuar gjatë një aksioni në disa qendra të thirrjeve, të njohura si ‘Call Center’ në disa lagje të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në mesin e 14 të arrestuarve janë edhe dy shtetas të huaj.
Ata po dyshohen për hyrje në sisteme kompjuterike, mashtrim dhe shpëlarje të parave.
Sipas njoftimit, thuhet se të dyshuarit kanë regjistruar si biznes “Qendër të thirrjeve” në Kosovë dhe përmes saj kanë komunikuar përmes telefonit me shtetas të ndryshëm, përfshirë edhe gjermanë.
“Gjatë komunikimeve kanë arritur t’i mashtrojnë të dëmtuarit, duke i shtyrë që të investojnë në platforma të ndryshme digjitale gjoja për investime. Për realizimin e mashtrimit të dyshuarit kanë përdorur edhe sistemin kompjuterik-përdorimi i softuerëve për qasje nga distanca si dhe krijimi dhe përdorimi i faqeve në internet”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 14 personat e arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Po ashtu, në cilësi të provave gjatë këtij aksioni janë sekuestruar sende të ndryshme, të cilat do të përdoren në procedurë të mëtutjshme: 2 vetura, 167 kompjuterë, 3 laptopë, 21 telefona mobilë, 2 DVR, 2 HDD, 2 USB memorie, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera elektronike relevante për rastin.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”













