Kosova
Tre sektorët më të prekur për mungesë punëtorësh në Kosovë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se sektorët më të prekur nga kjo dukuri janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe ai i prodhimit, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, të rinjtë janë duke ikur nga vendi për shkak të një jete më të mirë.
“Sektorët më të atakuar për mungesë të punëtorëve janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sektori i prodhimit. Këta janë tre sektorët që na kanë shfaqur shqetësimin e madh për mungesë punëtorësh.
Ka disa arsye pse janë duke ikur punëtorët; e para sepse janë në kërkim të një jete më të mirë; e dyta, ne duhet të punojmë shumë me institucionet e vendit që të kemi një strategji të re se si ta parandalojmë ikjen e të rinjve”.
Rafuna thotë se nga mungesa e punëtorëve do t’u shfaqen probleme shumë të mëdha bizneseve të cilat, sipas tij, do të detyrohen të importojnë fuqi punëtore nga jashtë vendit.
“Problemet do të shfaqen në mungesë të punëtorëve, sepse kompanitë do të jenë të detyruara të riorganizohen, do të jenë të detyruara që të importojnë fuqi punëtore prej vendeve të tjera. Tashmë kanë filluar të vijnë, sidomos prej Turqisë duke importuar fuqi punëtore, e cila nuk është një zgjidhje për biznesin”.
Skënder Krasniqi, drejtor i organizatës joqeveritare Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se shteti duhet të rishikojë Ligjin për punësimin e të huajve dhe t’i lehtësojë procedurat për leje. Por, veprimet, sipas tij, duhet të bëhen në raport me kërkesat e tregut të punës.
“Shteti duhet të japë leje pune për sektorë, për profesione që mungojnë në tregun e punës. Ne përballemi me një papunësi të lartë dhe nëse do të ketë një trend të rritjes së ardhjes së punëtorëve nga shtetet tjera, atëherë për punëtorët në Kosovë do të jetë më vështirë”.
Sipas informacioneve nga bizneset, thotë ai, shumë prej tyre synojnë të sigurojnë fuqi punëtore nga vendet aziatike.
“Punëtorët nga vendet aziatike punojnë me paga më të ulëta sesa mesatarja që është në Kosovë dhe kjo u përshtatet bizneseve”.
Sipas hulumtimeve të bëra nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, bizneset në sektorin e gastronomisë, ndërtimit dhe bujqësisë kanë më së shumti vështirësi në gjetjen e punetoreve.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA














