Kosova
Pritet takimi Kurti-Vuçiq për diskutimin e propozimit franko-gjerman
Pas marrëveshjes për targat
Pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, pritet të ftohen kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq për të diskutuar në lidhje me propozimin franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve.
Kështu tha kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi.
“Tani zoti Borrell do t’i ftojë shumë shpejt të dy liderët që të fillojnë bisedat intenzive rreth propozimit të tij dhe në mbështetje të Gjermanisë dhe Francës”, u shpreh ai në në RTK.
Kosova dhe Serbia të hënën dështuan të arrijnë një marrëveshje në Bruksel. Kurti e Vuçiq, të mërkurën, i dërguan dy kryenegociatorët e tyre Bislimin e Petkoviqin, të cilët ranë dakord për targat, që kanë mbajtur në tension vendin javëve të fundit. Borell njoftoi se tash e tutje në Bruksel do të ketë bisedime për normalizim marrëdhëniesh dhe nëse njëra palë bllokon, BE do ta ndërprejë procesin. Po ashtu në deklaratën e Borell u tha që palët e kuptojnë se duhen implementuar marrëveshjet në Bruksel.
Marrëveshja për targat e arritur, po ashtu dot të prezantohet si rezultat për shtetin serb në përditësimin e radhës së Kapitullit të 35-të për Serbinë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Do t’i ftoj palët në ditët në vijim që t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, brenda kornizave të propozimit, me qëllimin që t’i prezantojmë rezultatet para Grupit të posaçëm të radhës për Normalizimin dhe për përditësimin e ardhshëm për kapitullin 35 për Serbinë. Në rast të bllokimit nga cilado palë, ndërmjetësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
SHBA-ja mirëpriti arritjen e marrëveshjes duke e quajtur “hap gjigant” përpara.
“Ne mirëpresim vendimin e palëve për të vënë interesat e të gjithë njerëzve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Të dy palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, u tha në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”













