Kosova
KQZ nuk lejohet në veri, raportohet për shpërthime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka mundur të shpërndajë të martën materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 18 dhjetor, për të zëvendësuar zyrtarët serbë në institucionet e Kosovës që lanë detyrën disa javë më parë.
“Jemi në pritje të njoftimeve nga zyrtarët komunalë të zgjedhjeve, të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet e tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje”, tha për A2 CNN Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së së Kosovës.
Gjatë ditës në zonë janë dëgjuar disa shpërthime. Në mediat lokale është raportuar edhe për të shtëna me armë dhe sirena alarmi, si dhe dëmtime në disa zyra të administratës lokale në Mitrovicën e Veriut. Deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













