Kosova
Franca, në mbështetje të Kosovës për anëtarësim në BE, kërkon përparim në dialog
Franca ka dalë në mbështetje të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, ky vend ka bërë thirrje që Kosova të vazhdojë me reforma, përcjell albinfo.ch.
“Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, ashtu sikurse edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Ministria e Jashtme e Francës.
Megjithatë ky vend konsideron se duhen reforma të nevojshme për afrimin e Kosovës në Evropë, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Derisa në raport me Serbinë kërkohen më shumë angazhime ‘me përgjegjësi dhe konstruktivitet në dialog me synimin e normalizimit të marrëdhënieve’.
Madje dialogu konsiderohet kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











