Shqipëria
Shqipëria stimulon mjekët e infermierët të mos ikin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se do të ketë një sistem të ri të pagave të mjekëve dhe infermierëve, ku ata që do të kishin performancë më të mirë, do të paguheshin më shumë.
“Mezi pres që të fillojë shtrirja në terren e autonomisë spitalore, sepse është objektiv i përhershëm. Janë krijuar kushtet tani, sepse ju e dini se është e thjeshtë ta thuash, por e vështirë për ta realizuar. Lajmi i mirë është që ne kemi spitale universitare rajonale që janë akredituar duke marrë të gjitha pikat e nevojshme për të zotëruar standartet për akreditim. Janë 261 entitete dhe janë bazë shumë e mirë për të vazhduar me autonominë spitalore që do bëjë të mundur mundësinë që të mos bëhet më një vlerësim uniform i mjekëve, por të kalohet në një vlerësim nga pikëpamja e performancës. Që do thotë se nëse për të gjithë ka një dysheme të garantuar, pastaj shpërblimet sipas punës vlerësohen në bazë të performancës, kështu që ata të cilët bëjnë më shumë orë në shërbim, kryejnë më shumë vizita, apo operacione, do të paguhen më shumë se të tjerët”, theksoi kreu i qeverisë.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë













