Kosova
Babai i foshnjës i kishte parë copat e trupit; rrëfimi rrëqethës i skandalit në spitalin e Pejës
Rasti i tmerrshëm me foshnjën në Spitalin e Pejës, kush u suspendua
Vazhdon të jetë kryefjalë e mbrëmjes skandali që ngjau në Spitalin e Pejës, atje ku raportohet se një foshnjë e vdekur ishte vënë në lavatriçe nga dikush prej stafit të spitalit, përcjell albinfo.ch.
Një foshnjë e lindur pa shenja jete më 13 dhjetor në Spitalin e Pejës dyshohet se u fut me çarçafë në lavatriçe. Prokuroria ka konfirmuar nisjen e hetimeve, ndërsa Spitali i Pejës ka suspenduar shtatë punonjës të tij, po ashtu paralajmërohen edhe suspendime të reja.
Në rrëfimin për Ineksonline, babai i foshnjës, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ka thënë se dyshimet filluan në momentin kur nga stafi refuzuan ta lënë të lirë kufomën.
Spitali fillimisht refuzoi ta lirojë trupin e vdekur të fëmijës së tij, teksa dyshimet u konfirmuan kur babai veçse i pa copat e trupit.
Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i Prokurorisë gjegjëse, Shkodran Nikçi, ka thënë për Insajderin se rasti ka ndodhur javën e kaluar, teksa hetimet janë duke vazhduar.
“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dalë në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha ndër të tjera ai.
Në anën tjetër, nga Spitali tashmë kanë konfirmuar suspendimin e shtatë punonjësve, teksa hetimet po zhvillohen vetëm në një pistë: atë të ruajtjes së fetusit të vdekur.
“Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyrën se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e fetuesit të vdekur te familjarët.
Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoriatit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj”, thuhet ndër tjerash në komunikatën respektive.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












