Kosova
Kosovë: Disa të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike
Festimet me fishekzjarre e mjete të tjera piroteknike rezultuan me disa të lënduar në Kosovë.
Në një njoftim, Policia e Kosovës bën të ditur se pesonat kanë marrë lëndime në trup si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.
Megjithatë, nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore.
“Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri, ndërrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht i qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Seanca u nxit nga marrëdhënia e bërë publike midis Gjyqtares Federale Beatrice van de Graaf dhe... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit












