Kosova
Zviceranët, ndër më pijedashësit, sa konsumojnë alkool shqiptarët?
Shqiptarët janë populli më pak pijedashës në Europë. Ky konstatim del nga statistikat zyrtare të Eurostat që Shqipërinë e rendisin të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë.
Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares europiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër me 22%.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë paraqitet Bosnjë e Hercegovina.
Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt. Pijet alkoolike janë më të lirat në Europë në Maqedoninë e Veriut, me 81% të mesatares europiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares europiane.
Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas tabelave të Eurostat, transmeton tch, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë nga tabelat, shihet qartë se tek shtetet më pijedashëse hynë zvicerianët, më pas austriakët, vendet baltike dhe Gjermania, ku temperaturat janë edhe më të ulëta se në Shqipëri apo vendet e Mesdheut. Ngjashëm edhe në Greqi, konsumi i alkoolit është sa 28% i mesatares evropiane, ndërsa në Itali 69%, pra poshtë mesatares.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë













