Kosova
Kancelari austriak: Austria, e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i tij është i gatshëm të dërgojë trupa shtesë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, nëse një gjë e tillë i kërkohet zyrtarisht nga aleanca ushtarake perëndimore. Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Nehammer tha se shteti i tij ka numrin më të madh të trupave në KFOR nga shtetet që nuk janë pjesë e NATO-s, duke shtuar se përkrahin idenë e Kosovës për trupa shtesë.
“Ne mbështesim thirrjen e Kosovës për rritje të trupave për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatshëm të ofrojmë trupa mbështetëse nëse KFOR-i na e kërkon këtë gjë, sepse është me rëndësi të dihet që edhe komunitetet e ndryshme pajtohen me praninë e KFOR-it. Pra, jemi plotësisht të bindur dhe të gatshëm që të ofrojmë më shumë trupa nëse kjo kërkohet zyrtarisht nga NATO-ja, nga KFOR-i”, tha ai. Aktualisht, në Kosovë janë 232 trupa austriake në kuadër të KFOR-it.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundi ka deklaruar se një shtim i trupave të KFOR-it dhe pajisjeve ushtarake do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë konferencës për media në Austri, Kurti tha se këtë kërkesë e ka bërë për shkak të brengës se në bazat ushtarake të Serbisë, që gjenden pranë kufirit me Kosovën, ka prani edhe të elementeve paramilitare ruse.
“Ne kemi shprehur interesimin që të kemi më shumë ushtarë të KFOR-it në Kosovë për shkak të 48 bazave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën. Njëzet e tetë janë ushtarake dhe të tjerat quhen civile. Por, sidomos për shkak se prania e elementeve ushtarake paramilitare, si mercenarët e Vagnerit e kështu me radhë, prania e tyre në këto baza është shumë më sfiduese dhe brengosëse”, tha Kurti, duke iu referuar grupit rus të mercenarëve, Vagner. Kërkesa e Kurtit për trupa shtesë të KFOR-it erdhi pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, që kulmuan me ngritjen e barrikadave nga disa serbë lokalë në dhjetorin e vitit të kaluar.
Më 5 janar, Radio Evropa e Lirë raportoi se NATO ende nuk ka marrë një kërkesë zyrtare nga Kosova për rritjen e pranisë ushtarake. Një zyrtar i NATO-s i tha REL-it se misioni i aleancës në Kosovë është i përgatitur për të ndërhyrë nëse “stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes janë në rrezik”.
Forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u vendosën në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999 me synim që të garantojnë sigurinë. Aktualisht, në misionin e KFOR-it janë afër 4.000 trupa nga 27 shtete të botës.
Të tjera nga Kosova

Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
- OVL-UÇK dërgon letër apeli në ambasadat mike, pas shtyrjes së datës së aktgjykimit në Hagë
- “Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë
- Palatova – kryeministrit të Kosovës: BE nuk mundet ta japë thjeshtë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet
E-Diaspora
-
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest Doktoratura në fushën e Neurologjisë shënon një kapitull të ri në karrierën profesionale të saj... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












