Lajme
Parlamenti Evropian zotohet për reforma pas skandalit me korrupsion
Presidentja e Parlamentit Evropian është shprehur për ndërmarrjen e më shumë reformave etike në vazhdën e një skandali korrupsioni që po investigohet nga hetuesit belgë, pas kritikave se propozimet e saj fillestare ishin të pamjaftueshme.
Roberta Metsola tha në një intervistë se ajo dëshironte që plani i saj prej 14 pikash të ishte gati “brenda një muaji”, por se masat shtesë, duke përfshirë propozimet për një organ të etikës në mbarë BE-në dhe mundësinë e hetimeve për korrupsionin në parlament, mund të vijojnë pasi hetimi aktual të jetë mbyllur.
“Ajo me të cilën ne po përballemi është korrupsioni kriminal i llojit më bazik, më elementar dhe më historik,” tha Metsola.
Katër të dyshuar janë në paraburgim në Belgjikë me akuza për korrupsion dhe pastrim parash, nga të cilët tre kanë punuar në Parlamentin Europian. I dyshuari kryesor, Pier Antonio Panzeri, shërbeu tre mandate si eurodeputet deri në vitin 2019. Ish ndihmësi i tij, Francesco Giorgi, është asistent në parlament dhe njëkohësisht bashkëshorti i të dyshuarës së tretë, Eva Kaili, eurodeputete e cila deri në arrestimin e saj ishte gjithashtu zëvendëspresidente e parlamentit.
Prokurorët belgë i kanë kërkuar parlamentit heqjen e imunitetit për dy ligjvënës të tjerë, proces i cili do të nisë të hënën.
Metsola mbrojti nismën e saj të reformave, të cilat i përshkroi në detaje javën e kaluar. “Këto janë masa për ta adresuar korrupsionin, jo për ta eliminuar atë përgjithmonë, sepse nuk mund ta parashikoj kurrë se cili do të jetë skandali i radhës”. Masat përfshijnë ndërprerjen e aksesit të ish-deputetëve që kthehen në lobistë, detyrimin për të publikuar takimet dhe ndalimin e grupeve joformale që promovojnë interesa të jashtme.
Përveç kësaj, ligjvënësve të dënuar mund t’u hiqet pensioni i BE-së pas dy vjetësh, tha Metsola, një masë që u diskutua me krerët e grupeve politike të enjten.
Krijimi i një organi të pavarur të etikës për të gjitha institucionet e BE-së, i cili do të sigurojë zbatimin e këtyre rregullave, është gjithashtu duke u konsideruar në planin afatgjatë. Por, ai do të duhet të propozohet nga Komisioni Europian pasi parlamentit i mungon fuqia legjislative për ta bërë këtë gjë, tha Metsola.
“Ajo që vlen këtu duhet të zbatohet edhe për institucionet e tjera. Kjo është e rëndësishme për shumë nga anëtarët”, tha ajo.
Komisioni ka deklaruar se synon të krijojë një organ ndërinstitucional të etikës dhe se do të “punojë me shpejtësi” për ta finalizuar atë./ Financial Times
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve












