Kosova
Ambasadori suedez: Kosovarët vitin e ardhshëm do ta gëzojnë liberalizimin e vizave
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund, ka shprehur optimizmin e tij se në janar të vitit 2024 kosovarët do ta gëzojnë liberalizimin e vizave, teksa pas Presidenca e Bashkimit Evropian pas Çekisë i takon Suedisë, përcjell albinfo.ch.
“Tani pika e diskutimit është në Parlamentin Evropian dhe kuptoj zhgënjimin e kosovarëve”, tha ai.
Wesretlund tha se ka nisur konsultimet me shtetet e tjera anëtare të BE-së, se si të procedohet tutje për aplikimin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.
Westerlund, në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës, ka premtuar që gjatë mandatit të tij në Kosovë do të lobojë në bashkëpunimin e bizneseve të Suedisë më ato kosovare.
Mes tjerash, Wesretlund tha se në Suedi janë rreth 70 mijë shqiptarë, disa prej tyre janë të suksesshëm në jetën akademike të shtetit, por edhe në biznes dhe se gjatë mandatit të tij premtoi se do të punojë që të ftojë kompanitë suedeze të vijnë në Kosovë dhe të bashkëpunojnë me kosovarët në sektorin e përpunimit të drurit.

E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut








